Irani kërkon takim të ri për çështje bërthamore
Irani ka kërkuar të hënën, 25 prill, takim të ri “sa më shpejt që është e mundur” në kuadër të bisedimeve që janë zhvilluar në Vjenë me qëllim të ringjalljes së marrëveshjes bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.
Teherani ka zhvilluar negociata të drejtpërdrejta me Britaninë, Kinën, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë dhe me Shtetet e Bashkuara në formatin indirekt, meqë kjo e fundit është larguar nga pakti bërthamor më 2018.
Megjithatë, pas ardhjes së presidentit Joe Biden në krye të SHBA-së, ai ka shprehur gatishmëri për kthim në këtë marrëveshje.
“Një takim ballë për ballë duhet të ndodh sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Saeed Khatibzadeh.
“Ende nuk është vendosur ku edhe kur ta kemi këtë takim dhe në çfarë niveli duhet të mbahet, mirëpo është në agjendë”./rel/























