Finlanda dhe Suedia në NATO, së shpejti qëndrimi zyrtar
BKT
RTK
Rajoni dhe Bota

Finlanda dhe Suedia në NATO, së shpejti qëndrimi zyrtar

Për pak javë pritet që Finlanda dhe Suedia do të zbulojnë ofertën për anëtarësim në NATO Finlanda dhe Suedia po përgatiten të njoftojnë në të njëjtën kohë në maj se duan t`i bashkohen NATO-s, raportojnë mediat lokale.

Të dy vendet nordike janë ushtarakisht të paangazhuara, por pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka nxitur mbështetjen në rritje të publikut për t'iu bashkuar aleancës mbrojtëse perëndimore.

Gazeta finlandeze Iltalehti thotë se beson se liderët e Finlandës dhe Suedisë planifikojnë të takohen në javën e 16 majit dhe të njoftojnë se do të aplikojnë për t'u bashkuar me NATO-n.

Ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto nuk pranoi të komentonte, por përsëriti pikëpamjen e tij se do ta preferonte nëse Finlanda dhe Suedia do të bënin zgjedhje të ngjashme, raportoi Reuters.

Tabloidi suedez Aftonbladet, duke cituar burime të afërta me këtë çështje, tha gjithashtu se besonte se të dy vendet do të bënin njoftimet atë javë, në të njëjtën kohë me njëri-tjetrin.

Raporti citon burime që thonë se SHBA dhe Britania i kanë premtuar Suedisë rritje të pranisë ushtarake dhe mbështetje "të fortë politike" gjatë procesit të aplikimit.

Ndërsa Rusia ka paralajmëruar për një pozicionim bërthamor në Baltik nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota