Talat Xhaferi viziton Ukrainën (Video)
BKT
Rajoni dhe Bota

Talat Xhaferi viziton Ukrainën (Video)

Besnik Iseni / RTK

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi udhëtoi sot me tren nga Polonia drejt Ukrainës, me ftesë të homologut të tij, Rusllan Stefançuk.

Xhaferi e vizitoi qytetin Irpin dhe pistën e Hostomelit që janë shkatërruar nga agresioni rus.

"Ne, në Ballkanin Perëndimor i kemi të freskëta kujtimet nga imazhet e këtilla që i shihnim jo më larg se dy dekada më parë. E kemi të freskët Reçakun në Kosovë, Srebrenicën në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe gjithsesi mendoj se ne ju kuptojnë dhe e dimë më së miri çfarë do të thonë këto imazhe që i shohim këtu", ka theksuar Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të vizitës së tij, kryetari Xhaferi do të ketë edhe fjalim para Kongresit të Këshillave Lokal dhe Rajonal nën kryesimin e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota