Kompania kineze e dronëve ndalon shitjen në Rusi
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive.com
Prodhuesi kinez i dronëve `DJI` ndalon, tani për tani, të gjitha shitjet në Ukrainë dhe Rusi.
DJI do të jetë kompania e parë kineze e teknologjisë që do të pushojë së shituri në Rusi, sipas "Ny Teknik", që njëherit është një nga kompanitë e pakta kineze që do të marrë masa të tilla.
Lajmi vjen pasi politikanët ukrainas thanë se forcat ruse përdorin dronët e DJI-së për të drejtuar robotët drejt objektivave ukrainase.
Ministri i Transformimit Dixhital i Ukrainës, Mychailo Fedorov, kohë më parë, i shkroi një letër të hapur CEO dhe themeluesit të DJI-së, Frank Wang, duke kërkuar mirëkuptim dhe ndihmë për të ndaluar përdorimin e dronëve të kompanisë që shiten jashtë Ukrainës, të cilët vihen në përdorim në hapësirën ajrore të Ukrainës.
“A jeni i sigurt që dëshironi të jeni pjesë e këtyre vrasjeve”, shkroi ministri Fedorov përmes Twitter-it themeluesit të DJI-së, Frank Wang.
Ndërkaq DJI bëri me dije se nuk ka prodhuar kurrë pajisje për përdorim ushtarak dhe që tregtarët kanë marrë përsipër të mos rishesin pajisje për qëllime ushtarake.
"Produktet tona janë bërë për të përmirësuar jetën e njerëzve dhe për të përfituar botën, ndërkohë që ne dënojmë me vendosmëri çdo përdorim të produkteve tona për të shkaktuar dëm," sqaroi kompania përmes një deklarate.























