12:27 / 28.04.2022
Gati tubacioni i ri i gazit greko-bullgar
Radio Televizioni i Bullgarisë (BNR)
“Lidhja e re bullgaro-greke e gazit është gati në 92 për qind. Interkonektori do të jetë gati në fund të qershorit, do të testohet me gaz nga korriku", tha për BNT Teodora Georgieva, drejtoreshë ekzekutive e palës bullgare të kompanisë ICGB, e cila është duke ndërtuar lidhjen.
Sipas saj pjesa prej 182 km është gati. “Përveç koronavirusit, ndërtimi u vonua për shkak të dërgesave të vonuara të vinçave, por edhe ato tashmë u testuan. Mbetet testimi i stacioneve të gazit në Stara Zagora dhe Komotini. Kapaciteti i tubacionit prej 3 milion metra kub gaz në vit është tashmë i mbushur”, tha Georgieva.























