Ukrainë: Trupat ruse kanë kryer 243 sulme ndaj gazetarëve
BKT
Rajoni dhe Bota

Ukrainë: Trupat ruse kanë kryer 243 sulme ndaj gazetarëve

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive.com

Forcat ruse kanë kryer gjithsej 243 sulme ndaj gazetarëve në Ukrainë, bën të ditur në një raport Komiteti Shtetëror i Televizionit dhe Radios i Ukrainës.

Sipas raportit, sulmet ndaj gazetarëve përfshijnë vrasje, vdekje dhe plagosje, rrëmbime dhe kërcënime, njoftojnë mediet skandinave.

Raporti thotë se shtatë gazetarë kanë vdekur gjatë orarit të tyre të punës dhe 14 jashtë orarit të tyre të punës. 15 janë humbur, tetë janë rrëmbyer dhe nëntë janë plagosur.

Kështu, të premten, Radio Evropa e Lirë njoftoi se anëtarja e stafit të saj, Vira Hyrych, vdiq nga një sulm me raketa nga forcat ruse të enjten mbrëma.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota