Kryeministri Abazoviq e fal Bajramin bashkë me qytetarët e Ulqinit
BKT
Rajoni dhe Bota

Kryeministri Abazoviq e fal Bajramin bashkë me qytetarët e Ulqinit

Kryeministri më i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me rastin e festës së Fitër Bajramit, bashkë me qytetarët nga Ulqini kanë falur së bashku namazin e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Abazoviq i ka uruar besimtarët për këtë festë duke thënë që shpreson që “Bajrami të na frymëzojë me empati për ta bërë shoqërinë më tolerante”.

“Reisi i Bashkësisë Islame, Rifat Fejziq dhe të gjithë ata që festojnë, dëshiroj ta mirëpresin me shëndet, shpirt të pastër dhe zemër plot duke përhapur vazhdimisht idenë e paqes dhe solidaritetit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Dritan Abazoviq është shqiptari i parë si kryeministër i Malit të Zi i zgjedhur të enjten si i pari i Qeverisë së  Malit të Zi.

Për zgjedhjen e Qeverisë së Abazoviçit, votuan 45 deputetë të mazhorancës së re./ F.S


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota