Superliga vjen këtë mesjave me kryederbin Gjilani-Drita
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Elita e futbollit tonë, do të vazhdojë këtë mesjave me ndeshjet e xhiros së 32-të.
Kryederbi i kësaj mesjave luhet në Gjilan, ku përballen rivalet e këtij qyteti, Gjilani-Drita.
Edhe këtë herë sfida mes dy rivalëve të përbetuar, parashikohet të jetë e ‘nxehtë’ edhe pse gara për titull thuajse është e mbyllur me Ballkanin që i duhet vetëm edhe një pikë për të prekur titullin e kampionit, të parin në historinë e klubit nga Suhareka.
Ballkani titullin mund ta sigurojë këtë mesjave, ku do të ballafaqohet me Malishevën, në një ndeshje ku nikoqirët llogaritën favorit të paktën në letër, megjithëse, skuadra e Arsim Thaqit në Suhareka udhëton me ambicie për të marrë rezultat pozitive në garën për ekzistencën në Superligë.
Joshëse është dueli mes Drenicës dhe Llapit, si dhe përballjet Prishtina-Feronikeli dhe Dukagjini-Ulpiana.
Superliga/Java e 32-të
Takohen:
Gjilani-Drita
Ballkani-Malisheva
Drenica-Llapi
Prishtina-Feronikeli
Dukagjini-Ulpiana























