Zelensky thirrje Shqipërisë: Vazhdoni izolimin e Rusisë!
BKT
Foto: RTK
Rajoni dhe Bota

Zelensky thirrje Shqipërisë: Vazhdoni izolimin e Rusisë!

RTSH

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e nisi fjalimin e tij duke uruar Bajramin dhe duke kujtuar se që prej 24 shkurtit nuk kanë mundur të jetojnë në paqe.

Në një videomesazh për Kuvendin e Shqipërisë, ai foli për bombardimet ruse që janë duke marrë jetë të pafajshme, ndër to dhe jetë fëmijësh.

“Mariupoli është shkatërruar plotësisht. Nuk ka asnjë ndërtesë që ka ngelur,” – u shpreh presidenti ukrainas, i cili tha se të tilla skena janë të pranishme në çdo qytet apo fshat të vendit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi të mbajtur nëpërmjet platformës Zoom në seancën plenare të posaçme, i ka kërkuar Shqipërisë që të kufizojë ardhjen e turistëve rus në vendin tonë, dhe të mbyllë portet për anijet ruse. Zelensky ka falënderuar Shqipërinë, qeverisë shqiptare që është pozicionuar krah Ukrainës në luftën e Rusisë.

“Sanksionet në BE që po këmbëngul për embargo e naftës dhe gazit rus. Bnkat ruse duhen hequr nga sistemi financiar bankar. Ju duhet t’ia hiqni këtë mundësi Rusisë, ju duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë, të mbyllni portet për anijet ruse”, tha Zelensky.

Zelensky vijoi më tej duke thënë se veprimi i Shqipërisë për ta mbështetur në këto kohë të errëta që po kalon, i ka kujtuar Shën Terezën, mirësitë e së cilës do të kujtohen brez pas brezi.

“Jam mirënjohës që nuk hezitoni të mbështesni askënd, as të mendoni se kë do mbështesni. Faleminderit për mbështetjen tuaj ndaj popullit ukrainas, që na bën të kujtojmë Shën Terezën Shqiptare. Ajo mësoi njerëzit se përpjekjet e mira të përditshme të afrojnë me shenjtërinë që njerëzit do kujtojnë brez pas brezi.”, shtoi Zelensky

Presidenti ukrainas ka deklaruar në Kuvendin shqiptar se Rusia nuk po kursen më askënd, ndërsa ka bërë një panoramim të të gjithë situatës në Ukrainë.

“Njerëz me duar të lidhura, me krahë, me këmbë të gjymtuar. Pushtuesi nuk lejon as varrosjen e trupave. Duke u tërhequr nga tokat tona, Rusia la shumë të vdekur në rrugë. Ushtria ruse nuk po përpiqet të mbrojë as objektet e kishave nga granatimet e saj”, tha Presidenti ukrainas.

Në Kuvend ishte i pranishëm dhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodimir Shkurov. Të gjitha tavolinat kishin të vendosur flamuj të Ukrainës, ndërsa të pranishmit u panë të prekur gjatë fjalimit të Zelenskit për mizoritë ruse.

Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor të cilit Volodimir Zelenski i drejtohet me një videomesazh.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota