Rusët akuzojnë figurat historike suedeze si nazistë
BKT
Rajoni dhe Bota

Rusët akuzojnë figurat historike suedeze si nazistë

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive.com

Astrid Lindgren dhe figura të tjera të shquara të historisë suedeze, në një fushatë dezinformuese ruse, janë cilësuar si simpatizues nazistë, që është përhapur në mediat sociale atje.

Afishet thuhet se janë vendosur në stacionet e autobusëve, në Moskë, ku i referohen Suedisë si pro-naziste.

 “Ne (Rusia) jemi kundër nazizmit, por ata (Suedia) nuk janë”, është titulli në foto të Lindgrenit, Ingmar Bergmanit, Ingvar Kampradit dhe mbretit Gustav V”, njoftojnë mediet suedeze.

Fotot e afisheve, që thuhet se janë marrë jashtë ambasadës suedeze në Moskë, janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Përmes tyre, Rusia pretendon se ajo është kundër nazizmit - ndryshe nga një numër i personaliteteve historike suedeze, të cilët janë vlerësuar si simpatizantë nazistë.

Oscar Jonsson, studiues në Kolegjin Suedez të Mbrojtjes Kombëtare, përmes një postimi në Twitter vlerësoi se, ndonëse është e paqartë se kush dhe çfarë qëndron prapa kësaj fushate, Putin, kështu, ka justifikuar më parë invadimin në Ukrainë, me arsyetimin se vendi duhet të “de-nazizohet”.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota