Kryeministrja suedeze reagon për afishet ruse
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive.com
Kohët e fundit, debati për anëtarësimin e Suedisë në NATO është bërë gjithnjë e më intensiv, që, së bashku me Finlandën, pritet të marrin një vendim për paraqitjen e aplikimeve për anëtarësim në maj.
Të martën, kryeministrja Magdalena Andersson u takua me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe kryeministren finlandeze, Sanna Marin, për të diskutuar çështjen e anëtarësimit në NATO.
Kryeministrja komentoi fushatën e posterëve rusë gjatë një konference për shtyp, pas takimit në Berlin, njoftojnë mediet suedeze.
“Sigurisht që një veprim i tillë është krejtësisht i papranueshëm”, tha Magdalena Andersson, kryeministre suedeze, gjatë konferencës për shtyp dhe shtoi se ”është e rëndësishme të thuhet tashmë në diskutimin që kemi në Suedi se ne mund të jemi një objektiv i operacioneve të ndikimit nga fuqitë e huaja. Është e rëndësishme që të gjithë suedezët të dinë dhe ju, në korpusin gazetaresk, të dini se ekziston rreziku që fuqitë e huaja të duan të përpiqen të ndikojnë në klimën e debatit suedez”.























