Ekstradohet në SHBA lideri famëkeq i drogës
BKT
Rajoni dhe Bota

Ekstradohet në SHBA lideri famëkeq i drogës

Ardiana Gashi/RTK

Presidenti kolumbian ka njoftuar se kanë ekstraduar në SHBA liderin e bandës më të madhe të krimit në këtë shtet. Otoniel do të përballet me akuzat për trafik droge.

Presidenti kolumbian ka njoftuar se kanë ekstraduar në SHBA liderin e bandës më të madhe të krimit në këtë shtet.

Sipas presidentit kolumbian, Dairo Antonio Úsuga, i njohur si Otoniel, ishte trafikanti më i rrezikshëm në botë.

Ai udhëhoqi kartelin e Klanit të Gjirit dhe kërkohet në SHBA për akuzat e trafikimit të drogës.
Kapja e tij në tetor i dha fund një gjuetie shtatëvjeçare, ndërsa muajin e kaluar Gjykata e Lartë e Kolumbisë miratoi ekstradimin.

Sipas autoriteteve kolumbiane, klani i Gjirit trafikonte rreth 180 deri 200 tonë kokainë në vit. Duke shpallur ekstradimin, presidenti kolumbian e krahasoi Otoniel me bosin famëkeq kolumbian të
drogës Pablo Escobar.

Për informacion për vendndodhjen e tij, qeveria kishte ofruar një shpërblim prej 800 mijë dollarësh, ndërsa SHBA kishte vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kokën e tij.

Klani i Gjirit besohet se ka rreth 1800 anëtarë të armatosur, të cilët janë rekrutuar kryesisht nga grupet paraushtarake të ekstremit të djathtë. Anëtarët janë arrestuar në Argjentinë, Brazil,Honduras, Peru dhe Spanjë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota