Bayern synon t’ia ‘vjedh’ Barcelonës talentin Cordoba
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Gjiganti gjerman, Bayern Munich raportohet se është i interesuar për talentin e Barcelonës, Iker Cordoba.
16 vjeçari konsiderohet një nga talentët më të mëdhenj në futbollin evropian. Mediat gjermane të enjten shkruajnë se ‘Bavarezët’ janë vënë pas Cordoba-s.
Talenti Barcelonës është në gjendje të luajë në qendër të mbrojtjes, krahun e majtë dhe në mesfushë.
Cordoba me katalonasit ka kontratë deri në muajin qershor, dhe duket se e ardhmja e lojtarit do të jetë larg Barcelonës.
Cordoba po vëzhgohet nga disa klube evropiane, por, siç raportohet, Bayern Munich është skuadra me serioze në garë për ta blerë talentin e skuadrës katalonase.
Kampionët e Gjermanisë thuhet se do të provojnë të nënshkruajnë me Cordoba-n si transferim i lirë.























