Haaland te gjiganti anglez?
BKT
Sport

Haaland te gjiganti anglez?

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Më në fund duket se ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm.

Sipas medieve të huaja, sulmuesi norvegjez sezonin e ardhshëm do të luajë te Manchester City.

Haaland është një nga më të kërkuarit të kësaj verë. Real Madrid, Barcelona, PSG dhe Manchester City prej kohësh janë në garë për norvegjezin, i cili po shkëlqen tek ‘milionerët’ e Gjermanisë.

21 vjeçari mësohet se ka vendosur që në sezonin e ardhshëm të vesh fanellën e ‘Qytetarëve’.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola ka kohë që synon ta ketë në skuadër Haalandin, dhe duket se spanjolli, tashmë e ka arritur qëllimin e tij.

Klubi nga ‘Etihad Stadium’, siç raportohet, do t’i ofrojë Haalandit pagë prej 30 milionë euro, derisa kontratë do të jetë pesëvjeçare. Gjithashtu City do të paguajë klauzolën e lirimit prej 70 milionë euro.