Simeone thotë se ka punë për Champions League
BKT
Sport

Simeone thotë se ka punë për Champions League

Diego Simeone këmbëngul se Atletico Madrid ka ende shumë punë për të bërë nëse dëshiron të përfundojë në top-katërshen e La Ligës dhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

"Kanë mbetur edhe tre ndeshje. Të gjithë po konkurrojnë për të përfunduar në vendin e katërti dhe nuk do të jetë e lehtë," tha ai për Movistar.

Portieri i Atleticos, Jan Oblak nuk po mendon ende për Champions League.

"Ne ende nuk jemi të sigurt për këtë," tha ai. "Derisa të sigurohet, atëherë pesha do të jetë mbi ne".

Atletico aktualisht gjendet në vendin e katërt, por i duhet ta ruajë, pasiqë ka ende ndeshje për t'u zhvilluar.