Pogba refuzon Cityn, nuk e `tradhton` Unitedin
BKT
Sport

Pogba refuzon Cityn, nuk e `tradhton` Unitedin

Paul Pogba pritet të largohet në fund të këtij edicioni nga Manchester United. Kontrata aktuale e francezit me klubin nga “Old Trafford” përfundon më 30 qershor, ndërsa “Djajtë e Kuq” nuk kanë bërë asnjë lëvizje sa i përket rinovimit të kontratës.

Për shërbimet e francezit ditë më parë shfaqi interes Manchester City, por siç raporton “The Athletic” mesfushori francez nuk ka ndërmend të “tradhtojë” Unitedit, për të shkuar te rivali i tyre i përjetshëm, pasi Pogba u ka thënë “JO” drejtuesve të Cityt.

Megjithatë, lojtari dëshiron të luajë në Francë, në vendin e tij të origjinës, ku PSG është opsioni i preferuar për të, ndërsa  Real Madrid apo Juventus duken gjithashtu si destinacione të mundshme.