Nesër finalja e Kupës së Italisë, Inter-Juventus
BKT
Sport

Nesër finalja e Kupës së Italisë, Inter-Juventus

Ndeshja finale e Kupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit do të zhvillohet nesër në orën 21:00.

Zikaltrit do të kërkojnë trofeun e dytë sezonal pas Superkupës. Klubi nga Milano në këtë sezon ka një bilanc pozitiv ndaj bardhezinjve nisur nga fakti që në dy përballjet e kampionatit ka barazuar një dhe ka fituar një tjetër, pa harruar edhe suksesin në kohën shtesë në Superkupë.

Tashmë, Interi do të kërkojë të mbetet e pamposhtur edhe në ndeshjen e katërt ndaj rivalëve historik, teksa zikaltërve iu jep shpresë edhe trajneri Simone Inzaghi, i cili ka statistika të shkëlqyera kur vjen pun ate përballjet me Juventus. Aktualisht, Inzaghi është trajneri i Serisë A që ka mposhtur më shumë herë bardhezinjtë, plot gjashtë herë ndërsa tre prej suksesve vijnë në Superkupën e Italisë, dy herë me Lazion dhe një herë me Interin.

Ndërkaq, Inzaghi ka një kujtim të hidhur në finalen e Kupës së Italisë në sezonin 2016-2017, kur Juventusi fitonte ndaj Lazios. Gjithsesi, Inzaghi do të kërkojë të ruajë statistikat e tij ndaj Juventus të mërkurën në mbrëmje dhe të mbyllë sezonin pa asnjë humbje në katër përballje kundër bardhezinjve. Kujtojmë se finalen e Kupës së Italisë mes Inter dhe Juventus të mërkurën, mund ta ndiqni në Supersport 2 duke nisur nga ora 21:00.