14:31 / 10.05.2022
Bad News Eagles realizojnë fitoren e dytë në PGL Major
Ekipi kosovar në lojën CS:GO, Bad News Eagles ka shënuar fitoren e dytë në kuadër të turneut prestigjioz PGL Major që po mbahet në Antwerp të Belgjikës.
Djemtë e Bad News Eagles triumfuan 16:12 ndaj ekipit të njohur brazilian Imperial.
Aktualisht ekipi kosovar ka bilanc prej dy fitore e një humbje dhe është afër të arrijë një tjetër sukses historil për t'u kualifikuar në rundin tjetër të këtij turneu.























