BE: Rusia pas sulmit kibernetik ndaj satelitit Viasat
Rajoni dhe Bota

BE: Rusia pas sulmit kibernetik ndaj satelitit Viasat

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive

BE-ja akuzon Rusinë për një sulm kibernetik shkatërrues ndaj pajisjeve satelitore nga Viasat, që pati pasoja të rënda jo vetëm në Ukrainë, por edhe në disa vende të BE-së.

Sulmi kibernetik u krye një orë përpara se Rusia të fillonte luftën e saj agresive më 24 shkurt. Ai sulmoi pajisjet kritike satelitore dhe synoi të mbyllte kanalet e komunikimit të Forcave të Armatosura të Ukrainës, duke lënë mijëra ukrainas pa akses në internet, njoftojnë mediet skandinave.

Përveç kësaj, disa vende evropiane pësuan dëme të tjera. Dhjetëra mijëra evropianë mbetën pa qasje në internet dhe, veç kësaj, siç njofton Ministria daneze e Mbrojtjes, në Evropën Qendrore u prekën deri në 5800 turbina me erë.

Shtetet Anëtare të BE-së, në një deklaratë për shtyp, dënuan me forcë sulmin keqdashës kibernetik.

Sulmet kibernetike që synojnë Ukrainën, përfshirë infrastrukturën kritike, mund të përhapen në vende të tjera dhe të shkaktojnë ‘efekte të sistemuar’ që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve të Evropës.

Ministria daneze e Mbrojtjes shkruan se Rusia e di mirë se sulmi do të kishte pasoja shkatërruese edhe për Ukrainën.