Greqia ndalon terapinë e konvertimit për të miturit e komunitetit LGBTQ
Rajoni dhe Bota

Greqia ndalon terapinë e konvertimit për të miturit e komunitetit LGBTQ

Reuters

Greqia ndaloi terapinë e konvertimit për të miturit, një praktikë që synon të shtypë orientimin seksual ose identitetin gjinor të një personi nga komuniteti lezbik, homoseksual, biseksual dhe trans, pasi që këtë terapi ekspertët e shëndetit, e kanë cilësuar si të dëmshme.

Sipas projektligjit, të cilin parlamenti i Greqisë e miratoi, psikologët ose profesionistët e tjerë shëndetësorë që kanë kërkesa nga një person për të kryer një trajtim të tillë do të përballen me gjoba dhe dënim me burg nëse shkelin ligjin.

Qeveria ka hartuar një strategji kombëtare që do të zgjas deri në vitin 2025 për reformat që promovojnë barazinë gjinore në Greqi.

“Kishte disa trajtime të rreme që deklaronin se kur një i mitur ka zgjedhur një orientim tjetër seksual, prindërit e tij gjoja mund të vazhdonin me ‘trajtime’ që ky fëmijë të ‘rikthehej në normalitet”, tha ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris në parlament këtë javë.

“Natyrisht që këto trajtime jo vetëm që nuk janë terapi por nuk mbështeten as shkencërisht”, tha ministrja.

Projektligji ndalon gjithashtu reklamimin e praktikave të tilla.

Plevris shtoi se Greqia gjithashtu planifikon të ndalojë operacionet për foshnjat e lindura me kromozome atipike që ndikojnë në anatominë e tyre riprodhuese në një mënyrë që nuk përputhet me përkufizimin normal të mashkullit apo femrës.
/Përgatiti: Shkurta Rrahmani


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota