Korea Veriore në izolim pas rasteve të para zyrtare me COVID-19
Rajoni dhe Bota

Korea Veriore në izolim pas rasteve të para zyrtare me COVID-19

REL

Koreja Veriore ka urdhëruar masë të ashpër izolimi, pas konfirmimit të rasteve të para zyrtare me koronavirus.

Media shtetërore ka raportuar për një shpërthim të variantit Omicron në Phenian, mirëpo nuk dihet numri i saktë i infektimeve.

Sipas saj, lideri verikorean, Kim Jong-un, është zotuar për të zhdukur pandeminë, të cilën e ka quajtur “emergjencë të rëndë kombëtare”.

Mirëpo vëzhguesit besojnë se koronavirusi ka qenë moti prezent në këtë shtet.

Ata besojnë se ky shtet me popullsi prej 25 milionë banorësh është i cenueshëm, pasi Koreja Veriore nuk ka dhënë vaksina kundër koronavirusit dhe ka refuzuar furnizimet me vaksina nga prodhuesit AstraZeneca dhe Sinovac.

Mënyra e vetme e Koresë Veriore për të luftuar koronavirusin ka qenë përmes mbylljes së kufijve të jashtëm prej janarit të vitit 2020.

Autoritetet verikoreane kanë vënë edhe ndalesa në importimin e disa produkteve, çka ka ndikuar në mungesa në ushqim dhe dobësim të ekonomisë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota