Gjermania mbështet anëtarësimin e Finlandës në NATO
Rajoni dhe Bota

Gjermania mbështet anëtarësimin e Finlandës në NATO

ATSH

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mirëpritur deklaratën e përbashkët të presidentit finlandez Sauli Niinistö dhe kryeministres Sanna Marin për të aplikuar për anëtarësim në NATO, duke theksuar mbështetjene Gjermanisë në këtë rrugëtim.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebstreit tha në një deklaratë me shkrim se kancelari Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Niinistö.

Hebestreit tha se fokusi i bisedës ishte situata e sigurisë në Evropë pas luftës së Rusisë në Ukrainë dhe anëtarësimi i Finlandës në NATO.

“Kancelari Scholz ka mirëpritur deklaratën e presidentit të Finlandës dhe kryeministres Sanna Marin për pranimin e vendit të tyre në NATO pa vonesë ndërsa siguroi se qeveria gjermane do ta mbështesë plotësisht Finlandën në këtë rrugëtim”, tha Hebestreit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota