11:25 / 13.05.2022
Mblidhet Këshilli i Sigurisë të Serbisë, shkak aplikimi i Kosovës në KE
REL
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë mblidhet të premten në Beograd - një ditë pasi Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Takimi, i thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pritet të nisë nga ora 11:00.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare tubon përfaqësuesit më të lartë të sektorit të mbrojtjes dhe të sigurisë në Serbi dhe kryesohet nga kreu i shtetit.
Në rend të ditës së seancës është aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Autoritetet e Kosovës konfirmuan të enjten se kanë aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në këtë organizatë, e cila merret me të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë.-