Finlandë, sot fillon debati për NATO-n
Elina Kervinen/ HS
Sot në Kuvendin e Finlandës fillon debati historik për NATO-n, rezultati i të cilit është i qartë.
Ka interes të madh për vendimin historik të Finlandës për anëtarësim në NATO. Debati parlamentar vështirë se ofron më shumë dramë.
Të premten gazetarët të akredituar u paralajmëruan: vlen të lihet kohë për të ardhur të hënën në punë, pasi dera e Kuvendit mund të jetë e mbushur me njerëz.
Arsyeja e paralajmërimit ishte vendimi historik i Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO. Kuvendi do të fillojë debatin për këtë mëngjes në orën 10:00
Një numër i madh gazetarësh pritet të vijnë jo vetëm nga Finlanda, por edhe nga jashtë.
Tashmë të dielën, kur presidenti Sauli Niinistö dhe kryeministrja Sanna Marin folën për politikën e NATO-s në Pallatin Presidencial, vlerësohet se ishin të pranishëm të paktën dhjetëra përfaqësues të medieve të huaja.
Asgjë e tillë nuk është parë në kodrën Arkadia, të paktën prej vitesh.
Sigurisht, një vëmendje e tillë e përkushtuar nuk është për t'u habitur. Vendimi i Finlandës për të krijuar një aleancë ushtarakisht ndihet në strukturën e politikës së sigurisë në të gjithë Evropën Veriore. Kjo është veçanërisht e vërtetë, sepse Suedia, gjithashtu, ka të ngjarë të aplikojë për anëtarësim.
Çfarë lloj shfaqjeje ofrohet në Parlament?
Një përgjigje është se pavarësisht rëndësisë së vendimit, drama e madhe vështirë se shihet më.
Është e qartë se çfarë do të vendosë në fund Finlanda për anëtarësimin në NATO.
Sipas monitorimit të HS, mbi dy të tretat e deputetëve mbështesin anëtarësimin. Kështu, një shumicë e cilësuar mund të gjendet, gjithashtu, nëse Komisioni për Çështjet Kushtetuese më vonë e interpreton atë sipas nevojës, kur anëtarësimi i Finlandës të kthehet në Parlament për ratifikim.
Konsensusi i madh për këtë çështje ka të ngjarë të ngadalësojë pak debatin, siç ka qenë rasti gjatë gjithë debatit të pranverës për NATO-n.
Në të vërtetë, çështjet më emocionuese lidhen me detajet relativisht të parëndësishme në vendimmarrjen parlamentare.
A do të votojnë në fund pesë apo dhjetë përfaqësues kundër anëtarësimit?Kush mungon? Dhe sa kohë do të mund të diskutojnë përfaqësuesit?
Shumë kujtojnë momentin historik të mëparshëm, shumë domethënës të politikës së Jashtme të Finlandës: vendimmarrja për BE-në në vitin 1994, vonesa në procedurën vendmimmarrëse.
Më shumë se 400 fjalime u mbajtën në leximin e parë. Në seancë plenare u shpenzuan gjithsej më shumë se 180 orë.
Tani një vonesë e ngjashme nuk do të ishte një surprizë. Vetëm disa deputetë e kundërshtojnë vendimin e NATO-s.
Në vend të kësaj,si kundërshtarë ashtu edhe mbështetës, mund të kenë nevojë të justifikojnë pozicionin e tyre dhe kjo është arsyeja pse shumë, ndoshta, do të duan të flasin.
Këtë e parashikuan gjatë fundjavës kryetarët e grupeve parlamentare.
Pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt ndryshoi mendimin e shumicës së deputetëve për NATO-n, ashtu siç ndryshoi qëndrimet e qytetarëve të saj. Prandaj, librat e historisë mund të duan të regjistrojnë atë ndryshim në botën e mendimit.
Pritshmëria për pjesën tjetër të javës ishte se votimi nuk do të lejohej domosdoshmërisht të hënën, por vendimi do të shtyhej deri të martën. Çështja do të hidhet në votim nëse do të vijë një kundërmocion.
Të paktën në korridoret e Parlamentit nuk ka pasur një dëshirë të përhapur për të nxituar vendimin apo për të mbajtur nën kontroll numrin e fjalimeve. E drejta e secilit për të folur për një çështje të rëndësishme konsiderohet më e rëndësishme. Sigurisht, votimi mund të ndryshojë nëse vendimi kërcënon të zgjasë edhe të martën.
Për pjesën tjetër të javës u spekulua nëse Suedia përfundimisht do të kishte kohë të tejkalonte Finlandën duke dorëzuar një aplikim për NATO-n në Bruksel, derisa Parlamenti finlandez të debatojë për këtë çështje.
Në një intervistë me HS të realizuar të shtunën, kryeministrja Sanna Marin tha se ajo besonte se nëse Suedia vednoste për të aplikuar, kërkesat për një veprim të tillë do ta dorëzonin së bashku,në të njëjtën kohë, në fillim të javës.
Sigurisht që edhe një ndryshim i vogël në ritëm do të kishte pak rëndësi nga një këndvështrim historik.
Për sa i përket përmbajtjes, vështirë se ka shumë të reja në debatin parlamentar në krahasim me debatet e mëparshme të NATO-s.
Kundërshtarët të krahut të majtë mund të kritikojnë faktin se asnjë alternativë tjetër, përveç NATO-s, nuk është vlerësuar në të vërtetë gjatë pranverës. Ndërsa ata të krahut të djathtë, ka të ngjarë të theksohet rëndësia e vendosmërisë dhe NATO-s, si rruga e vetme e drejtë.
Deklarata e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, të premten, ku thuhet se Turqia nuk ka një qëndrim pozitiv ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, mund të shtojë një shtysë të re debatit.
Është gjithashtu e mundur që drejtimi i diskutimit të kthehet pak më i fortë drejt asaj se çfarë do të thotë anëtarësim dhe çfarë lloj vendi në NATO dëshiron të jetë Finlanda pas anëtarësimit. Temat mund të përfshijnë, për shembull, politikën dhe aktivitetin e armëve bërthamore në operacionet ushtarake ndërkombëtare.
Raporti i lëshuar të dielën thotë, për shembull, se Finlanda do të marrë pjesë në disa misione të përbashkëta të mbrojtjes në kohë paqeje, të tilla si mbikëqyrja ajrore e përbashkët Baltik-Islandë dhe forcat e reagimit të shpejtë.
Diskutimet për përmbajtjen konkrete të anëtarësimit dhe politikës së jashtme dhe të sigurisë, domosdo që do të jenë intensive në vitet e ardhshme. Pranimi i anëtarësimit është vetëm fillimi.
(Përktheu nga finlandishtja: Muharrem Miftari/RTKLive)























