22:23 / 16.05.2022
Klopp pa shpresa për titull: City nuk gabon dy ndeshje radhazi
Blerim Halimi / RTKlive
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp duket se tashmë është dorëzuar sa i përket titullit të kampionit në Ligën Premiere.
Dy xhiro pa përfunduar edicioni i sivjetmë, “The Reds” ngecin 4 pikë me liderin, Manchester City. Në prag të ndeshjes së nesërme me Southamptonin timonieri i Liverpoolit duket me pak shpresa për titull.
“Nuk shoh se kemi shumë gjasa për t’u shpallur kampion. Nuk e mbaj mend herën e fundit kur City ka gabuar dy ndeshje radhazi. Shto këtu faktin se Aston Villa duhet të luajë në mesjavë dhe mund të mos jetë në formën ideale të dielën. Sinqerisht, nuk pres që City të gabojë”, ka thënë Klopp.























