11:08 / 17.05.2022
Suedia firmos aplikimin për anëtarësim në NATO
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive
Ann Linde, ministre e Jashtme e Suedisë, nënshkruan kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO.
Ministrja e Jashtme Ann Linde ka nënshkruar aplikimin historik të Suedisë në NATO, raportojnë SVT dhe TV4.
“Ndiehet e madhe, serioze dhe sikur kemi zbritur në atë që mendojmë se është më e mira për Suedinë”, tha Linde.
“ Ne vlerësojmë se do të zgjasë deri në një vit” shtoi ajo.
"Aplikacioni i Suedisë tani do të dorëzohet së bashku me një aplikim finlandez për anëtarësim në NATO", deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde.