11:17 / 17.05.2022
Mbreti i Suedisë për aplikimin e Suedisë në NATO: Rrugëtim historik
Përktheu: Muharrem MIftari/RTKLive
Mbreti i Suedisë, Karl Gustav (Carl XVI Gustaf), së bashku me presidentin finlandez, Sauli Ninistë (Sauli Niinistö), i cili ndodhet për një vizitë shtetërore në Suedi, mban një konferencë për shtyp.
Me këtë rast, mbreti komentoi aplikimin e Suedisë në NATO-n.
“Synimi i Suedisë është që të bashkohet me NATO-n në të njëjtën kohë dhe në marrëveshje me Finlandën. Kjo është një rrugë historike që ne e bëjmë krah për krah me vendin tonë vëlla”, tha në një deklaratë për mediet suedeze, mbreti Karl XVI Gustav (Carl XVI Gustaf).