12:29 / 17.05.2022
Niinistö: Suedia është bërë partneri ynë më i rëndësishëm
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive
Kryetari i Finlandës, Sauli Niinistö (Sauli Ninistë), i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Suedi, foli për NATO-n dhe për rëndësinë e hapërimit të përbashkët të të dyja vendeve në anëtarësim në NATO dhe jo vetëm.
“Suedia është bërë partneri ynë më i rëndësishëm”, tha Niinistö për HS.
Niinistö, përveç anëtarësimit në NATO, foli edhe për rëndësinë e veprimit të përbashkët të këtyre dy vendeve.
Sipas Niinistö-s, thellimi i bashkëpunimit midis vendeve do të diskutohet gjatë vizitës, veçanërisht në këtë periudhën kritike.
Për më tepër, Niinistö thekson shpejtësinë e angazhimit që Suedia dhe Finlanda po zbatojnë për mjedisin dhe klimën.























