Finlandë:Kuvendi voton për anëtarësim në NATO
HBL
Rajoni dhe Bota

Finlandë:Kuvendi voton për anëtarësim në NATO

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive

Ashtu siç pritej, mbështetja për anëtarësim erdhi në shifra të qarta. Tre përfaqësues mungonin, askush nuk abstenoi.

Në një votim të martën, Parlamenti mbështeti kërkesën e Finlandës për anëtarësimin në NATO. Siç pritej, mbështetja erdhi në shifra të qarta.

188 deputetë e mbështetën anëtarësimin dhe tetë e kundërshtuan. Askush nuk abstenoi. Tre veta mungonin.

Vendimi përfundimtar i Finlandës për interesin e saj, për fillimin e negociatave të anëtarësimit, do të merret nga presidenti i Republikës me propozim të Qeverisë.

Mbledhja e Qeverisë dhe prezantimi i presidentit të Republikës do të mbahet të martën nga ora 17:50, njoftojnë mediet finlandeze.

Ministri i Jashtëm finlandez, Peka Havisto (Pekka Haavisto),  tha se kur çështja të diskutohet në prezantimin e Presidentit, ai do të firmosë letrën e aplikimit.

Pritet që ambasadori i NATO-s ta vizitojë të mërkurën, tha Haavisto.

Haavisto e përshkroi rezultatin e votimit të NATO-s në Parlament si jashtëzakonisht të fortë. Ai vetë nuk e priste që të ishte kaq e qartë.

Çështja u hodh në votim pasi Komiteti për Punë të Jashtme kishte mbështetur qëndrimin e Qeverisë për aplikimin për anëtarësim në NATO në raportin e tij.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota