Luftanije amerikane për në Stokholm
Rajoni dhe Bota

Luftanije amerikane për në Stokholm

Pkrktheu: Muharrem Miftari/RTKLive

Anija amerikane `USS Kearsarge` ndodhet tani në Detin Baltik.

Ajo do të mbërrijë në zonën e Stokholmit më 3 qershor për stërvitje ushtarake "Baltops", njoftojnë Forcat e Armatosura të Suedisë.

“Është tejet i madh, kështu që është paksa e paqartë se ku do të jetë”, thotë menaxherja e komunikimit e marinës, Rebeka Landberj (Rebecca Landberg).

Në qershor fillon stërvitja ushtarake "Baltops", në të cilën marrin pjesë 20 shtete së bashku me NATO-n.

Stërvitja do të zhvillohet prej 5 deri më 16 qershor, në pjesën qendrore dhe jugore të Baltikut dhe në "zonat e stërvitjeve tokësore me bazë në breg në Gjermani, Suedi, Poloni dhe shtetet baltike", bëjnë të ditur  Forcat e  Armatosura të Suedisë.

“Baltops është një stërvitje detare e përvitshme dhe e përsëritur, kështu që nuk ka të bëjë fare me diskutimet e NATO-s”, thotë menaxherja e komunikimit e marinës, Rebeka Landberj.

Do të marrë pjesë anija amerikane e zbarkimit “USS Kearsarge”, raporton DN.

Anija është 257 metra e gjatë. Është e paqartë nëse anija do të ankorohet, pasi është kaq e madhe.

Nuk ka qenë në Stokholm më parë

Stërvitja fillon këtë vit në Suedi dhe kjo është arsyeja pse anija vjen këtu përpara se të fillojë stërvitja.

Sipas Rebeka Landberj (Rebecca Landberg), anija mund të ketë qenë në pjesë të tjera të Detit Baltik më parë, por jo në Stokholm.

Bëhet e ditur se rreth 50 anije do të marrin pjesë në stërvitje.

Marina amerikane, përmes Twitter-it, vuri në dijeni të dielën se anija është në rrugën e saj në Detin Baltik për të "siguruar stabilitetin në rajon", së bashku me aleatët dhe partnerët.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota