Moska dhe Kievi pezullojnë negociatat e paqes
Rajoni dhe Bota

Moska dhe Kievi pezullojnë negociatat e paqes

ATSH

Ukraina dhe Rusia kanë pezulluar negociatat për t’i dhënë fund luftës për momentin.

Negociatori i Kievit, Mykhailo Podolyak tha për televizionin ukrainas se nuk mund të ketë progres në bisedime nëse Rusia nuk e njeh situatën në terren.

Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, duke thënë se donte të denazifikonte vendin. Moska ka hasur një sërë pengesash të mëdha gjatë operacionit të saj ushtarak.

“Deri më sot, ata jetojnë në një botë ku supozohet se ekziston një nazizëm ukrainas”, tha Podolyak, duke shtuar se ekziston vetëm nazizmi rus.

“Armëpushimi mund të diskutohet vetëm pas tërheqjes së plotë të trupave ruse”, shtoi ai.

Më herët Rusia konfirmoi përfundimin e bisedimeve. “Jo, negociatat nuk do të vazhdojnë. Praktikish, Ukraina është larguar nga procesi i negociatave”, u tha gazetarëve zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko.


APR

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota