18:40 / 18.05.2022
Donjeta Sadiku nuk arrin të kualifikohet në finale
Blerim Halimi / RTKlive
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, nuk ka arritur të kualifikohet në finale të Kampionatit botëror që po mbahet në Stamboll.
Ajo në gjysmëfinale u mposhtë nga boksierja amerikane Ellis Rashida Shakilya, me rezultatin 5:0, në kategorinë deri në 60 kg.
Sidoqoftë, Donjeta tashmë e ka siguruar medaljen e bronztë në këtë kampionat, që është suksesi më i madh për boksin e Kosovës që nga pavarësimi i sportit më 1991.
Sadiku, me paraqitjen e saj në këtë kampionat ka dëshmuar se ka potencial për sukses edhe në Lojërat Olimpike.