Eintracht Frankfurt fitues i Europa League
Sport

Eintracht Frankfurt fitues i Europa League

Blerim Halimi / RTKlive

Skuadra gjermane Eintracht Frankfurt e ka fituar trofeun e Europa Leagues, pasi të mërkurën në mbrëmje e ka mundur skuadrën skoceze, Glasgou Rangers, pas penalltive 5:4. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll 1:1.

Ndeshja e zhvilluar në Sevilla dhuroi spektakël si në fushën e lojës, ashtu edhe në tribuna. Të dyja palët krijuan shumë raste shënimi, por vetëm nga një herë arritën të gjejnë rrugën e golit.

Të parët në epërsi kaluan Rangers, me golin e shënuar nga Joe Aribo në minutën e 57-të, por gjermanët barazuan shifrat me golin e shënuar nga Rafael Borre dhjetë minuta më vonë.

Në serinë e penalltive gjermanët ishin më efikas dhe në fund iu gëzuan fitores. Në fakt, i vetmi që nuk realizoi nga pika e bardhë ishte Aaron Ramsey gjuajtjen e të cilit e priti Kevin Trapp. Për ironi të fatit kjo ishte vetëm penalltia e dytë në karrierë të cilën Ramsey nuk e realizoi.

Për Eintrachtin ky është trofeu i dytë evropian në histori të klubit, pasi të parin e kishte fituar në vitin e largët 1980.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa