13:10 / 20.05.2022
Ministri Shouigu: Baza të reja ushtarake në pjesën perëndimore të Rusisë
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive
Sipas ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu (Sergey Shoygu), kërkesa e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO, tanimë përbëjnë një kërcënim në kufirin perëndimor të Rusisë.
Sipas ministrit Shoigu, Rusia synon të forcojë njësitë ushtarake dhe të rrisë gatishmërinë luftarake në pjesën perëndimore të Rusisë. Përveç kësaj, Rusia planifikon të krijojë baza të reja ushtarake në këtë pjesë të territorit, njofton AFP.
Sipas Shuigu, Rusia, deri në fund të vitit, do të krijojë 12 njësi dhe divizione të reja, ku ushtria ruse pret të marrë më shumë se 2000 njësi pajisje ushtarake shtesë dhe armë.