Silva: Dua ta shoh Kosovën në nivele të larta
BKT
Sport

Silva: Dua ta shoh Kosovën në nivele të larta

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ambasadori i Trofeut Kupa e Botës, braziliani Gilberto Silva, në një konferencë për media, tha se është i ngazëllyer që ndodhet në Kosovë.

Ish-ylli i Arsenalit për herë të parë zbriti në tokën e Kosovës bashkë me Trofeun e Kupës së Botës, trofe ky që po defilon në shumë vende të botës pak muaj para Botërorit të ardhshëm ‘Katar 2022’.

Silva tha se ardhja e Trofeut Kupa e Botës në Kosovë, është moment i rëndësishme për vendin tonë.

“Pata kënaqësi shpresoj se të gjithë jeni duke kaluar mirë në këto momente. Mendoj se është moment i rëndësishëm për Kosovën, për qytetarët e Kosovës dhe për futbollin”, tha Silva.

Ai beson se ardhja e tij në kryeqytetin e Kosovës do të jetë inspirim për gjeneratat e reja. Silva theksoi se dëshiron që futbollin e Kosovës ta sheh në nivelin sa më të lartë.

“Shpresoj që qëndrimi im këtu ju ka inspiruar juve dhe gjeneratën e re që të punojnë më shumë në futboll, në jetë. Ne jemi këtu që të ju mbështesim juve, që të ju japim më të mirën tonë. Juve nga thellësia e zemrës dhe ju dëshirojë sukses, fat dhe dëshirojë që ta shoh futbollin e Kosovës në pozitën më të mirë të mundur që t’i sjellë talentë të mirë futbollit për të cilët kemi nevojë”, theksoi ish-asi brazilian.