Fabinho e pranon: Jemi lodhur
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mesfushori i Liverpool, Fabinho e ka pranuar se bashkëlojtarët e tij janë shumë të lodhur derisa sezonit po i vijë fundi.
‘The Reds’ sfidën e fundit në Premier League e luajnë këtë fundjave në ‘Anfield’ kundër Wolves, derisa një javë më vonë, luajnë ndeshjen më të madh të këtij edicioni, finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
“Mendoj se mund të flasë pak. Jemi shumë të lodhur”, tha Fabinho.
“Është e vërtetë se për një muaj ne kemi luajtur çdo fundjave dhe në mesjavë. Çdo ndeshje ka qenë lojë e rëndësishme gjë që na ka lodhur fizikisht dhe mendërisht, por kjo skuadër ka punuar shumë për të ardhur këtu”, theksoi ai.
“Kanë mbetur pak ndeshje, jemi në sprint final dhe trajneri do të ketë pak dhimbje koke për të formuar një ekip sepse 120 minuta në këtë pikë të sezonit nuk janë të lehta. Shpresoj së ata të cilët do të luajnë të jenë përgatitur mirë, sepse do të jetë shumë vështirë”, përfundoi Fabinho.























