Publikohen gjyqtarët e fundjavës, ja kush e gjykon sfidën kryesore
BKT
Sport

Publikohen gjyqtarët e fundjavës, ja kush e gjykon sfidën kryesore

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Skuadrat elitare rikthehen këtë fundjave me ndeshjet e fundit të këtij sezoni.

Derisa gara për titull është mbyllur me Ballkanin kampion, dhe skuadrat që do të dalin në Evropë, kryendeshja do të luhet në Malishevë, ku skuadra më të njëjtin emër do të përballet me Dukagjinin, sfidë kjo që përcakton ekipin që do të luajë në barazh.

Arbitrit Genc Nuza i është besuar ndarja e drejtësisë në këtë sfidë tejet të rëndësishme.

Përballje interesante do të luhet edhe në ‘Zahir Pajaziti’, ku Llapi pret Prishtinën, ndeshje të cilën do ta gjykoj Besfort Kosumi.