20:49 / 20.05.2022
Pas Juvës, edhe klubi i madh anglez e do Perisiçin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Nuk është vetëm klubi i madh italian, Juventus që synon të transferojë mesfushorin kroat të Interit, Ivan Perisiç.
Sipas medieve britanike, edhe klubi i Premier League-s, Tottenham është i interesuar për reprezentuesin kroat.
Menaxheri i ‘Spurs’, Antonio Conte synon që ish-lojtarin e tij ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Krerët e Tottenhamit janë duke u përgatitur që të hedhen në sulm për Perisiç, i cili asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën që të luajë në Premier League, një nga ligat më të forta në Evropë.
Ndryshe, Interi mësohet se nuk dëshiron të heq dorë nga kroati, i cili është një nga futbollistët kryesor tek ‘Zikaltërit’.























