21:24 / 20.05.2022
Roma dhe Mkhitaryan vazhdojnë ‘martesën’
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Henrikh Mkhitaryan do të vazhdojë të vesh fanellën e Romës edhe për tri vite.
Mkhitaryan dhe romakët kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re. Sipas medieve italiane, Roma do të ‘blindoj’ lojtarin edhe për dy vite.
Henrikh Mkhitaryan arrin marrëveshje për rinovimin me AS Roma. Kontrata e re pritet të jetë deri në 2024, ku armeni do të fitojë rreth 4 milionë euro në sezon”, shkruajnë mediet italiane.
Mkhitaryan ka treguar formë të mirë këtë sezon të garave, duke qenë një nga futbollistët kryesor në skuadrën e Jose Mourinhos.
Kujtojmë së Roma do të luajë në finalen e Conference League kundër Feyenord në ndeshjen që do të luhet në ‘Air Albania’ në Tiranë.























