Boksierja që bëri historinë pritet me ceremoni
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku mbrëmë është rikthyer në vendlindje.
Donjeta tashmë ka hyrë në historinë e boksit kosovar pasi që ditë më parë fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të boksit që u mbajt në Stamboll.
Donjeta mbrëmë aterojë në Aeroportin e Prishtinës, kurse, sot në finalen e turneut ndërkombëtar "Lah Nimani", organizuar nga Federata e Boksit të Kosovës, Donjetës do t’i bëhet pritja dhe përurimi i saj, në Palestrën e Sportit "1 Tetori" në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.
Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e MKRS, si dhe KOK.
Boksierja e Kombëtares sonë, me performancën që tregoi në Botërorin e Stambollit, duke fituar medaljen e bronztë, e para e këtij niveli, tashmë është një frymëzim për sportistët e rinj.























