11:02 / 22.05.2022
Juve mbyll sezonin pa trofe, Di Maria dhe Pogba synimet e torinezëve
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Juventusi e mbylli sezonin pa trofe. “Zonja e Vjetër’ ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri.
Torinezët dështuan të fitojnë trofe këtë sezon, dhe tashmë krerët e juventinëve janë hedhur në sulm për të sjellë disa përforcime gjatë kësaj verë.
Sipas medieve italiane, torinezët fillimisht synojnë të arrijnë marrëveshje me Angel Di Marian, i cili mbrëmë mes lotëve i dha lamtumirën PSG-së.
Paul Pogba është një tjetër objektiv i Juventusit. Madje, siç thuhet, reprezentuesi francez preferon rikthimin tek Juve, edhe pse ai po kërkohet me ngulm nga kampionët e Francës, PSG.























