Di Maria mes lotëve zbulon të vërtetën e ndarjes me PSG-n
Sport

Di Maria mes lotëve zbulon të vërtetën e ndarjes me PSG-n

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Angel Di Maria mbrëmë shënoi një gol në fitoren e PSG-së kundër Metz (5-0), e që ishte paraqitje e tij e fundit në fanellën e kampionëve të Francës.

Argjentinasi në fund të ndeshjes mes lotëve u përshëndet me tifozët parisien. Di Maria pas ndeshjes, ka folur për të ardhmen e tij. Ai tha se dëshironte të qëndrojë në Paris, por sipas tij, PSG nuk ishte dakord.

“I thash klubit së dëshirojë të qëndrojë, por ata u përgjigjen se është më mirë të ndahen rrugët”, tha Di Maria.

“Nuk e di se ku do të shkoj, por jam i qetë. Më të vërtetë ende nuk kam menduar se ku do të luajë. Tani do të filloj të mendoj për më të mirën për mua dhe familjen time”, theksoi argjentinasi.

Di Maria është i lidhur me transferimin tek Juventusi, madje, sipas medieve të huaja, ai shumë shpejtë do të ‘fluturoj’ drejt Torinës.


APR
Romay Lift