Pas rinovimit të Mbappe-s, PSG përgatit ofertën përfundimtare për Pogba-n
Sport

Pas rinovimit të Mbappe-s, PSG përgatit ofertën përfundimtare për Pogba-n

Fatmir Bytyqi /RTKlive

PSG pasi arriti ta bind Kylian Mbappe që të rinovojë kontratën e re, kampionët e Francës synojnë ta sjellin në Paris një tjetër super-lojtar.

Mesfushori francez Paul Pogba është objektivi i radhës i klubit nga ‘Parku i Princave’.

Sipas medieve franceze, Paris Saint-Germain po përgatit ofertën përfundimtare për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Reprezentuesi francez tashmë ka vendosur të largohet nga ‘Old Traffordi’. Ai dëshiron një sfidë të re. Pogba është i lidhur me transferimin tek PSG-ja, por edhe me rikthimin tek ish-klubi i tij, Juventus.

Siç raportohet, PSG-ja është e bindur se do të fitojë garën për ta transferuar Pogban si transferim të lirë.

Parisienët mësohet se janë duke përgatitur ofertën joshëse për francezin trevjeçare në vlerë 10 milionë funte në vit.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa