Sanches, gjithnjë e më afër gjigantit italian
Sport

Sanches, gjithnjë e më afër gjigantit italian

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mesfushori i Lilles, Renato Sanches është gjithnjë e më afër gjigantit italian, AC Milan.

‘Rossonerët’ prej kohësh janë duke e kërkuar asin e Lilles, dhe siç raporton ‘TMW’, marrëveshja mes dy palëve është afër të arrihet.

Milanit dhe Sanches thuhet se janë në përfundim të marrëveshjes, dhe se kanë mbetur vetëm detajet e vogla për t’u arritur akordi.

Ky transferim skuadrës italiane, do të kap shifrën 30 milionë euro. Siç raportohet, Milani në ditët vijuese, do të tentojë të transferojë edhe ndonjë lojtarë cilësorë.

Milani sonte ndaj Sassuolous, luan sfidën kryesor të vitit, pasi që vetëm një pikë nga ky duel milanistët do të festojnë titullin e kampionit.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa