Përfundon lufta për titull në Premier Ligë, City shpallet kampion
Sport

Përfundon lufta për titull në Premier Ligë, City shpallet kampion

KP

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Premier Ligës angleze, ku me këto ndeshje është mbyllur edhe ky sezon.

Manchester City ka arritur që ta mposhtë me përmbysje të rezultatit 3:2 Aston Villan, kështu edhe duke e siguruar titullin e Premier Ligës.

Në anën tjetër, pavarësisht fitores 3:1 të Liverpoolit, “Të Kuqtë” fokusin e kishin te skuadra e Aston Villas që t’i ndihmojë në prishje të festës për Cityn, por që kjo gjë nuk ndodhi.

Ndërkaq, fitore sot shënuan edhe Tottenhami e Arsenali, por që nga këto dy skuadra, Tottenhami ka arritur ta sigurojë Top 4.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve në Premier Ligën angleze i gjeni më poshtë.

Arsenal 5:1 Everton

Brentford 2:1 Leeds United

Brighton 3:1 West Ham

Burnley 1:2 Newcastle

Chelsea 2:1 Watford

Crystal Palace 1:0 Manchester United

Leicester City 4:1 Southampton

Liverpool 3:1 Wolverhampton

Manchester City 3:2 Aston Villa

Norwich City 0:5 Tottenham.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa