Vritet një kolonel i Gardës Revolucionare në Iran
Rajoni dhe Bota

Vritet një kolonel i Gardës Revolucionare në Iran

Vrasje të profilit të tillë janë të rralla në këtë shtet.

Dy sulmues të armatosur është raportuar të kenë shtënë pesë herë me armë zjarri kundër kolonelit jashtë shtëpisë së tij.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së dielës, dhe autoritetet janë duke kërkuar të dyshuarit.

Ky sulm përbën shkeljen më të madhe të sigurisë në Iran prej vitit 2020, kur është vrarë një shkencëtar i njohur.

Koloneli Khodai ka qenë anëtar i forcave elite, njësit i Gardës Revolucionare Islamike që kryen operacione jashtë shtetit.

Shtetet e Bashkuara e akuzojnë këtë forcë për mbështetje të organizatave terroriste, dhe e shohin si përgjegjëse për sulmet në Lindje të Mesme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Saeed Khatibzadeh, ka thënë se koloneli është vrarë nga “armiq të betuar” të Iranit, të cilët janë “agjentë terroristë të lidhur me arrogancë globale” – referencë për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët – dhe ka thënë se shtetet tjera që “pretendojnë se luftojnë terrorizmin janë duke heshtur për keqardhje”.

Më herët, zyrtarët iranianë kanë akuzuar Izraelin se është mbrapa vrasjeve të tilla të profilit të lartë.

Khodai është zyrtari i dytë nga njësiti elit që është vrarë në vitet e fundit.

Më 2020, komandanti më i fuqishëm ushtarak i Iranit, Gjenerali Qasem Soleimani, është vrarë në një sulm ajror amerikan në Irak.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota