17:14 / 24.05.2022
Arteta insiston në rikthimin e Saliba
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta këmbëngul se William Saliba do të rikthehet në Emirates sezonin e ardhshëm.
Arteta thotë se ai do të ketë nevojë për Saliba.
“Ai duhet të kthehet”, tha Arteta për RMC Sport.
Qendërmbrojtësi e ka kaluar sezonin e fundit si huazim te Marseille. 21-vjeçari nuk ka bërë ende një paraqitje në ekipin e parë te "Topçinjtë" që nga transferimi i tij prej 27 milionë funtesh nga Saint-Etienne në korrik të vitit 2019.