Kosova ngushëllon SHBA-në për tragjedinë në Teksas (E plotësuar )
Fotot: Ambasada Amerikane në Kosovës
Rajoni dhe Bota

Kosova ngushëllon SHBA-në për tragjedinë në Teksas (E plotësuar )

Jeton Musliu / RTKlive

(E plotësuar, ora 14:13)Për sulmin në një shkollë në Teksas të SHBA-së, reagoi edhe kryeminsitri Albin Kurti.

“I tronditur nga brutaliteti i të shtënave në shkollë në Uvalde, Teksas, që mori jetën e fëmijëve dhe të rriturve të pafajshëm. Në këto kohë të vështira, zemrat dhe mendjet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. Ngushëllimet më të sinqerta nga populli i Kosovës”, ka shkruar Kurti.No description available.

Për sulmin në një shkollë në Teksas të SHBA-së, reagoi presidentja Vjosa Osmani. “Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, deklaroi Osmani.

Ajo tha se Kosova ndjenë dhimbjen me popullin amerikan për jetët e humbura në sulmin e së martës në një shkollë në Teksas, ku mbetën të vrarë 19 fëmijë dhe dy të rritur.

“ Ne ndajmë dhimbjen e popullit amerikan dhe ndjejmë trishtim me miqtë tanë në këtë kohë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ndërkohë, ambasada amerikane në Kosovë, ka ulur flamurin në gjysmështizë, në shenjë respekti ndaj viktimave, pasi presidenti amerikan Joe Biden ka urdhëruar për një gjë të tillë.

“Sot flamuri ynë valon në gjysmështizë për të nderuar viktimat e akteve të pakuptimta të dhunës të kryera nga një person i armatosur në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas dje”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Një 18 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në fillim ndaj gjyshes së tij e më pas në një shkollë fillore në Teksas ka vrarë 19 nxënës dhe dy të rritur.

Tragjedia në Teksas me 21 të vrarë, e përmbledhur në foto

CNN (Ora: 11:45)

18-vjeçari Salvador Ramos hapi zjarr dhe vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur në shkollën fillore Robb në Uvalde në Teksas.

Më pas, i riu u vra nga policia.  Sipas hetuesve vrasësi ka qëlluar fillimisht gjyshen e tij dhe më pas ka bërë një aksident trafiku pranë shkollës fillore.

 Ai doli nga makina me një pushkë dhe një jelek antiplumb dhe hyri në  shkollë ku hapi zjarr në disa nga klasat.

Pak dihet për Ramos, por ai ishte një gjimnazist në zonë dhe pak para masakrës kontaktoi me një të panjohur në Instagram duke i thënë se kishte një sekret që donte ta tregonte:

“Unë jam gati të …”. Megjithatë, ai nuk i ka rrëfyer as të dashurës se cili ishte gjesti i çmendur që kishte në mendje e të cilin e përfundoi disa orë më vonë.

Në llogarinë e tij në Instagram, vrasësi ka postuar një selfie dhe foto të armëve, mes të cilave një me dy pushkë.

Nuk dihet nëse këto janë armët e përdorura për masakrën. Ajo që dihet është se djali ka blerë dy pushkë për ditëlindjen e tij të 18-të.

Tragjedia në Teksas, tashmë 21 të vrarë, 19 janë fëmijë

(Ora 9:30) Të paktën 19 fëmijë dhe dy të rritur u vranë të  martë n, nga të shtënat me armë  zjarri në shkollën fillore “Robb” në Uvalde, Teksas. Kështu njoftoi Departamenti i Sigurisë Publike të Teksasit.

Autoritetet deklaruan se i dyshuari, i identifikuar si 18-vjeçari, Salvador Ramos, më  pas ë shtë  vrarë  nga policia.

Policia deklaroi se  personi i armatosur qëlloi fillimisht gjyshen e tij, e cila ndodhet e shtrirë  në  spital dhe është  në  gjendje kritike. Pas gjyshes, 18 vjecari, ka filluar të  qëllojë  të  tjerët me armë  zjarri. 

Presidenti Joe Biden u bëri thirrje familjeve dhe gjithë  amerikanë ve që ta kthejnë dhimbjen e tyre kolektive në veprim politik, pas kësaj ngjarjeje që  është  më  e rënda që  viti 2012 kur në  shkollën fillore në  Sandy Hook, u vranë  në  një  rast të  ngjashëm, 26 nxënës.

Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se “është i trishtuar dhe lodhur” duke iu përgjigjur rasteve të të shtënave në masë, duke bërë thirrje për kontroll mbi armët.

“Sa fëmijë të vegjël që panë atë ndodhi – që shohin shokët e tyre duke vdekur, sikur në një fushëbetejë, për hir të Zotit. Ata do të jetojnë gjithë jetën me këtë kujtim”, ka thënë Bideni.

Ai urdhëroi uljen e flamujve në gjysmështizë në nderim të viktimave.

Tragjedia u shkaktua vetëm dy ditë përpara se nxënësit të fillonin pushimet e tyre verore.Kjo shkollë fillore ka fëmijë të moshave shtatë deri në 10 vjet.

Raportohet se 18 vjeçari, i armatosur dhe i veshur me veshje anti-plumb,  ka hyrë  me shpejtësi në shkollë dhe ka hapur  zjarr mbi nxënësit në  klasa, duke vrarë 19 prej tyre si dhe dy të  rritur.

Akti i dhunshëm tronditi të rë  kombin. Prindërit pritën deri në orët e vona të natës në një qendër civile aty pranë, për të mësuar nëse fëmijët e tyre kishin mbijetuar. Disa që folën për CNN thanë  se duhej të jepnin mostra të ADN-së për të ndihmuar autoritetet në identifikimin e fëmijëve.

(Ora: 08:30)

Vriten 18 fëmijë nga një  18 vjeçar, në një shkollë në Teksas 

VOA

18 fëmijë dhe tre të rritur humbën jetën të martën kur një 18 vjeçar hapi zjarr në një shkollë fillore në Teksas. Edhe autori i sulmit vdiq.  Shkolla fillore Robb është në Uvalde, rreth 135 kilometra në perëndim të San Antonios.

Guvernatori Greg Abbott tha se i dyshuari, i identifikuar si 18-vjeçari Salvador Ramos, me sa duket u vra nga oficerët e policisë që shkuan në vendngjarje dhe se dy oficerë u goditën me armë zjarri. Guvernatori tha se plagët e tyre nuk ishin serioze.

Autoritetet thonë se i dyshuari veproi i vetëm. Abbott kishte thënë në një konferencë shtypi disa orë pas ngjarjes se ishin vrarë 14 nxënës shkolle si edhe një mësues/mësuese. Por senatori i shtetit të Teksasit Roland Gutierrez i tha më pas CNN-it, duke cituar policinë e shtetit të Teksasit , se numri i të vdekurve ishte rritur në 18 fëmijë dhe tre të rritur.

Autori i sulmit ishte banor i zonës dhe hyri në shkollë me një pistoletë, dhe ndoshta edhe me një pushkë dhe hapi zjarr, tha zoti Abbott. Ai tha se vrasësi ka të ngjarë të jetë vrarë nga oficerët që mbërritën në vendngjarje, por se ngjarja është ende duke u hetuar.

Një numër i madh policësh shkoi në vendngjarje, me oficerë të veshur me jelekë antiplumb që drejtonin trafikun dhe agjentë të FBI-së që hynin e dilnin nga ndërtesa. Zyrtarët e shkollës dhe të qytetit nuk u janë përgjigjur pyetjeve për koment.

Presidenti Joe Biden është informuar lidhur me ngjarjen, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Zoti Biden "do të vazhdojë të informohet rregullisht", shtoi ajo.

Sulmi në Teksas ndodhi më pak se dy javë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një supermarket në Buffalo të Nju Jorkut, duke vrarë 10 persona me ngjyrë. Zyrtarët e kanë cilësuar atë sulm një krim urrejtjeje.

Uvalde ka 16,000 banorë. Qyteti është rreth 120 kilometra larg kufirit me Meksikën.

Tronditët SHBA, një 18 vjeçar vret 14 nxënës dhe 1 mësues

CNN/ 24.05.2022

Dy ditë para fillimit të pushimit veror, sot (e martë), një 18-vjeçar hapi zjarr në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas. “Ai vrau 14 nxënës dhe një mësues”, tha guvernatori Greg Abbott, raporton CNN.

Shefi i policisë së distriktit në Uvalde, Pete Arredondo, tha se nga të shtënat me armë zjarri, ka gjithashtu edhe të plagosur. Personi i armatosur besohet se ka vepruar i vetëm dhe tashmë është vrarë.

Arredondo nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme ose të pranonte pyetje.

“Sulmuesi është nga Uvalde”, tha Abbott, shefi i policisë.

"Besohet se dorasi doli nga automjeti i  tij dhe hyri në shkollën fillore në Uvalde me një pistoletë dhe mund të ketë pasur edhe një pushkë, por kjo nuk është ende e konfirmuar, bazuar në raportin tim më të fundit. Ai qëlloi dhe vrau, në mënyrë të tmerrshme, të pakuptueshme, katërmbëdhjetë nxënës dhe një mësues”, tha ai.

Zëdhënësi i Spitalit në Uvalde, Tom Nordwick, tha më herët se dy persona vdiqën në të shtënat menjëherë në shkollë dhe se 13 fëmijë dhe një burrë rreth të 40-ave po trajtohen si të plagosur.

Spitali Universitar në San Antonio deklaroi në një postim në Twitter se ata pranuan një fëmijë dhe një të rritur si të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë. “E rritura, është një grua 66-vjeçare, e cila ndodhet në gjendje kritike”, deklaruan nga spitali në një postim në Twitter.

Ajo çfarë ndodhi në këtë shkollë, risjellë kujtimet kur nga të shtënat me armë zjarri në Sandy Hook në Konektikat, në vitin 2012,  26 persona u vranë,duke përfshirë 20 fëmijë midis 6 dhe 7 vjeç.

 

 


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota