Meta: Viktimat e trafikimit duhet të trajtohen si viktima krimi
Rajoni dhe Bota

Meta: Viktimat e trafikimit duhet të trajtohen si viktima krimi

rtsh.al

Trafikimi i qenieve njerëzore është tema kyçe e Forumit të Lirisë Ballkanike që bëri bashkë Presidentin Ilir Meta, Ambasadoren amerikane Yuri Kim, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, senatorë dhe kongresmenë amerikanë.

Në nisje të fjalës së tij në Forum, presidenti Meta deklaroi se në Ballkan trafiku i qenieve njerëzore është në nivele të larta. Sipas tij, viktimat e trafikimit duhet të trajtohen si viktima krimi dhe jo si burim provash, teksa citoi më tej thënien e Nënë Terezës se: “Kush shpëton një jetë, shpëton një botë të tërë”.

 “Një pjesë e konsiderueshme e viktimave të identifikuar janë qytetarë nga Rajoni ynë. Një sërë masash të marra prej vitesh, por trafiku i fëmijëve është ende i konsiderueshëm. Pandemia e COVID-19 i bëri më të ekspozuar fëmijët nga trafikimi. Masat duhet të integrohen në sistemin e fëmijëve, duke bashkuar shërbimet sociale dhe arsimore. Lufta kundër trafikimit duhet të bazohet në parandalimin e fenomenit. Në këtë situatë duhet të rrisim bashkëpunimin dhe koordinimin, nëpërmjet autoriteteve si dhe bashkëpunimin rajonal. Nga ana tjetër duhet të jenë prioritet situata ekonomike në vendin tonë. Synimi i trafikantëve janë personat në vështirësi më të mëdha. Personat në nevojë të dëshpëruar për punë, ata që bien lehtë pre e trafikimit. Një ekonomi më gjithëpërfshirëse, sundimi i shtetit të së drejtës jo vetëm do të përmirësonin jetën e qytetarëve tanë por do të ulnin ndjeshëm trafiqet e çdo lloji. Kërkohet hetim për trafikantët, përfshirë bashkëpunëtorët. Nevojitet trajnim i vazhdueshëm i Policisë së Shtetit, prokurorët, për hetimin me shpejtësi dhe ndjekës penale të trafikimit. Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që vendosi një marrëveshje me Frontex.  Ka ende vend për përmirësime dhe ndërhyrje me rëndësi. Viktimat e trafikimit duhet të trajtohen si viktima të krimit. S’duhet të trajtohen si burim provash, janë qenie njerëzore. Liria ka rëndësi sepse njerëzit kanë rëndësi. Lufta për liri zhvillohet edhe në nivel global. Dua të shpreh mirënjohje për institucionet, bashkive fetare dhe organizatave jo qeveritare që kanë ushtruar dhe ushtrojnë veprimtarinë në veprat e trafikimit. Mbrojtja e jetës është një mision që na përket të gjithëve. Ashtu siç ka thënë dhe Nënë Tereza: Kush shpëton një jetë, shpëton një botë të tërë”, tha Meta.

Zgjidhjet për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore për Ambasadoren Yuri Kim duhet të jenë rajonale dhe trans-nacionale. Kim theksoi se Shqipëria së bashku me partnerët e saj, BE dhe SHBA janë të përkushtuara për tu përballur men një nga plagët më të mëdha të shoqërisë, siç është ajo e trafikimit të qenieve njerëzore.

“Trafikimi dhe skllavëria është e gabuar. Çdo qenie njerëzore ka një vlerë. Duhet ta mbrojmë këtë për veten dhe njëri-tjetrin. Shqipëria me partnerët e saj është e përkushtuar për tu përballur me plagën e trafikimit të qenieve njerëzore. Qeveria ka shtuar burimet për shtresat e drejtuara nga OJQ. Terapitë dhe programet për të adresuar viktimat e trafik8imit duhet të jenë të përshtatura dhe dalluese që janë qenie njerëzore. Burime të ndara sipas zërave. Çdo vit DASH publikon raportin për trafikimin e qenieve njerëzore. Këtë vit pati rritje te ndjekjeve penale, duhet të kthehet në prirje vjetore. Njësitë e lëvizshme të identifikimit të viktimave kanë nevojë për fonde dhe staf. Ne besojmë se ekziston vullneti te çdo nivel lidershipi për ta dresuar si çështje. SHBA ka ndihmuar me burime për të ndihmuar. Zgjidhjet duhet të jenë trans-nacionale dhe rajonale. Kjo është një çështje rajonale dhe ndërkufitare”, tha Ambasadorja Kim.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota