Dy luftanije të mëdha amerikane mbërrijnë në Helsinki këtë fundjavë
BKT
HS
Rajoni dhe Bota

Dy luftanije të mëdha amerikane mbërrijnë në Helsinki këtë fundjavë

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive

Lufta ofensive ruse po sjellë tani anijet amerikane në Helsinki në shenjë mbështetjeje.

Dy luftanije të mëdha amerikane do të mbërrijnë në Hernesaari, Helsinki, gjatë fundjavës. Mirëpo, anijet këtë herë nuk janë të hapura për publikun, ndonëse, me siguri, duken qartë nga larg në sipërfaqen e detit.

Anijet janë "USS Gunston Hall", një anije mbështetëse, e gjatë 190 metra dhe "USS Gravely", 155 metra, brenda së cilës është një raketë luftarake e klasit "Arleigh Burke".

Të dy këto anije dhe anija mbështetëse për ulje, "USS Kearsarge", janë në Detin Baltik prej disa javësh dhe kanë marrë pjesë në stërvitje të ndryshme, ku është përfshirë edhe marina finlandeze.

Të dyja anijet do të jenë në portin e Hernesaarit gjatë fundjavës, por "Marina e SHBA-ve" nuk do të japë informacion më të detajuar mbi oraret e tyre.

Anija, me gjatësi 257 metra, "Kearsarge", e cila duket si një aeroplanmbajtëse e vogël, do të jetë në portin e Talinit (Estoni) fundjavën e ardhshme. Së fundmi ajo ka marrë pjesë në një tjetër stërvitje të NATO-s.

Nga Helsinki anijet shkojnë në stërvitjen e madhe vjetore Baltops.

Një stërvitje shumëkombëshe do të mbahet në Detin Baltik në fillim të qershorit.

“Anijet janë në Detin Baltik si pjesë e një pranie më të spikatur të SHBA-ve në rajon”, thotë Marina e SHBA-ve. “Kjo është përgjigja e SHBA-ve ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Qëllimi i pranisë është të ofrojë mbështetje për aleatët dhe partnerët e rajonit”.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota